Finalja e Ligës së Kampioneve 2017 do të shohë përball vetes Juventusin dhe Real Madridin, me Juven që janë duke shpresuar për t’i dhënë fund humbjeve në finale dhe Realit që synon të bëhet skuadra e parë që mbron trofeun në epokën e Ligës së Kampionëve apo fiton dy herë radhazi.
Ndërkohë, që historitë e pasura të këtyre dy klubeve nënkupton se kanë pasur yje të klasit botëror në skuadrat e tyre, nuk ka pasur shumë raste kur lojtarët kanë zgjedhur të përfaqësojnë të dy ekipet në faza të ndryshme të karrierës së tyre, shkruan Telegrafi.
Sigurisht, ka një në veçanti që ka prirje të madhe dhe ka gëzuar sukses masiv për të dyja klubet – ai do të jetë në stolin e Real Madridit si trajner në finale – por kush janë të tjerët?
Këtu Telegrafi iu sjell 10 lojtarët, të radhitur kryesisht nga nivelet e tyre maksimale të performancës në të dyja klubet. /Telegrafi/
1.Zinedine Zidane
2.Fabio Cannavaro
3.Luis del Sol
4.Sami Khedira
5.Michael Laudrup
6.Gonzalo Higuain
7.Alvaro Morata
8.Emerson
9.Nicolas Anelka
10.Robert Jarni