Në botën e kategorisë së rëndë në boks, në vitet e fundit është folur më së shumti për tre emra: Anthony Joshua, Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Dy të fundit vazhdojnë të jenë të pamposhtur, ndërsa në duelin ndërmjet tyre në fund të vitit të kaluar u ndanë baras me vendim të gjyqtarëve.
Sa i përket Joshuas, ishte Andy Ruiz Jr, boksieri që e shokoi botën me triumfin e papritur gjatë këtij viti, duke e rrëzuar plot katër herë, tashmë ish-kampionin e unifikuar botëror.
Dhe derisa kampionët po rrezikohen vazhdimisht për ta humbur pozitën e tyre nga sfiduesit, t’i hedhim një sy se cili prej tyre e ka goditjen më të rëndë.
Në një renditje duke u bazuar në triumfet e tyre me nokaut, del që kampioni i WBC-së, Deontay Wilder, është boksieri me goditjen më të rëndë, duke qenë se nga 42 meçe, i ka fituar 41 (40 me nokaut) dhe një e ka barazuar.
I dyti në renditje është AJ, me 22 fitore (21 me nokaut) dhe një humbje, derisa top treshen e përmbyll Dillian Whyte me 26 fitore (21 me nokaut) dhe një humbje.
Në fotografinë e mëposhtme, mund t’i shikoni emrat tjerë që përfshihen në listën e dhjetë boksierëve me goditjen më të fortë. /Telegrafi/