Telegrafi

Dhjetë sportistët më të paguar në botë 2024 – veteranët ende mbajnë fronin

Revista e njohur Forbes ka shfaqur të enjten listën e sportistëve më të paguar në botë, ku në vendin e parë është ylli i futobllit Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez me kontratën e fundit me Al-Nassr fiton 200 milionë dollarë në vit, duke u bërë sportisti më i paguar në botë edhe një herë tjetër.

Sulmuesi që ka shënuar 48 gola në edicionin aktual, fiton edhe 60 milionë dollarë me marrëveshjet sponsorizuese.

Vendin e dytë e zë Jon Rahm në golf, ndërsa i treti në këtë listë është Lionel Messi

LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo zënë vendin e katërt dhe të pestë. Në top 10 vedn zënë edhe Kylian Mbappe, Neymar dhe Karim Benzema.

Lexo po ashtu Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Më poshtë e gjeni renditjen e plotë dhe mënyrën se si i përfitojnë paratë yjet e sportit.

#1 • 260 milionë dollarë
Cristiano Ronaldo
Në fushë: 200 milionë dollarë | Jashtë fushës: 60 milionë dollarë | Vendi: Portugali | Sporti: Futboll | Mosha: 39 vjeç

#2 • 218 milionë dollarë
Jon Rahm
Në fushë: 198 milionë dollarë | Jashtë fushës: 20 milionë dollarë | Vendi: Spanjë| Sporti: Golf | Mosha: 29 vjeç

#3 • 135 milionë dollarë
Lionel Messi
Në fushë: 65 milionë dollarë | Jashtë fushës: 70 milionë dollarë | Vendi: Argjentinë | Sporti: Futboll | Mosha: 36 vjeç

#4 • 128,2 milionë dollarë
Lebron James
Në Fushë: 48.2 milionë dollarë | Jashtë fushës: 80 milionë dollarë | Vendi: SHBA| Sport: Basketboll | Mosha: 39 vjeç

#5 • 111 milionë dollarë
Giannis Antetokounmpo
Në fushë: 46 milionë dollarë | Jashtë fushës: 65 milionë dollarë | Vendi: Greqi| Sport: Basketboll | Mosha: 29 vjeç

#6 • 110 milionë dollarë
Kylian Mbappe
Në fushë: 90 milionë dollarë | Jashtë fushës: 20 milionë dollarë | Vendi: Francë| Sporti: Futboll | Mosha: 25 vjeç

#7 • 108 milionë dollarë
Neymar
Në fushë: 80 milionë dollarë | Jashtë fushës: 28 milionë dollarë | Vendi: Brazil | Sporti: Futboll | Mosha: 32 vjeç

#8 • 106 milionë dollarë
Karim Benzema
Në fushë: 100 milionë dollarë | Jashtë fushës: 6 milionë dollarë | Vendi: Francë | Sporti: Futboll | Mosha: 36 vjeç

#9 • 102 milionë dollarë
Stephen Curry
Në fushë: 52 milionë dollarë | Jashtë fushës: 50 milionë dollarë | Vendi: Shtetet e Bashkuara | Sport: Basketboll | Mosha: 36 vjeç

#10 • 100,5 milionë dollarë
Lamar Jackson
Në fushë: 98.5 milionë dollarë | Jashtë fushës: 2 milionë dollarë | Vendi: Shtetet e Bashkuara | Sporti: Futboll Amerikan | Mosha: 27 vjeç

/Telegrafi/