Telegrafi

Dhia është rrëmbyer në prani të bariut, prej leopardit që u ‘shfaq nga askund’ (Video)

Bariu që po kujdesej për një tufë dhish në periferi të Tamil Nadu të Indisë, shikonte i pashpresë kur një leopard i shkathtë ia rrëmbeu një dhi.

Aftësitë e grabitqarit për kamuflim, kanë bërë që të duket se u ‘shfaq nga askund’, ndërsa është kthyer me pre në të njëjtën formë si nisi sulmin, transmeton Telegrafi.

“Ishte fshehur në shkurre, për të shikuar se cila dhi është më e dobëta, për ta bërë më pas sulmin me shpejtësi drite”, ka thënë një prej banorëve të zonës.

Kjo nuk është hera, që në atë regjion një leopard po sulmon në këtë formë. Në fillim të vitit një fermer në të 60-at, ka mbetur me lëndime të konsiderueshme, nga sulmi prej leopardit.

Banorët e zonës që e kanë parë edhe pesë herë tjera gjatë këtij vitit, besojnë se është i njëjti dhe po bëjnë përgatitje për ta kapur. /Telegrafi/