Telegrafi

Dhe nuk mund të mungonte fërkimi mes Ramosit dhe Suarezit, por edhe ndërhyrja e Messit për karton të verdhë

Edhe Lionel Messi ishte agresiv (Foto: Getty Images)

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit ka dhuruar shumëçka për tifozët e futbollit.

Superderbi ‘el Clasico’ ka dhuruar raste, spektakël, gola, por edhe sjellje agresive të futbollistëve.

Fërkim edhe mes Keylor Navas dhe Luis Suarez (Foto: Getty Images)

Pas një goditje që i dhuroi Sergio Ramos kundërshtarit të tij, Luis Suarez, mbrojtësi spanjoll shkoi ta ngrejë, mirëpo reagimi i uruguaianit ishte agresiv duke nxitur një fërkim ndërmjet dy lojtarëve.

Kjo bëri që gjyqtari t’i ndëshkonte të dy futbollistët duke u ndarë kartonë të verdhë.

Menjëherë pas, Lionel Messi bëri një ndërhyrje në Ramosin që nuk ndodh ta shohim shpesh nga ai.

Ndërsa ky veprim i kushtoi edhe superyllit argjentinas me karton të verdhë.

Derisa gjysma e parë kulmoi me përjashtimin e Sergi Robertos me karton të verdhë pas sjelljes josportive kundrejt Marcelos. /Telegrafi/