Gazeta e njohur spanjolle AS, shkruan se Cristiano Ronaldo e ka pranuar ofertën e Juventusit, ndërsa Real Madridi kërkon më shumë se 100 milionë euro.
Sulmuesi ka qenë i lidhur gjatë gjithë javës me Bianconerët, ndërsa agjenti i tij është takuar me Florentino Perezin.
Sipas AS, lojtari ka marrëveshje me ‘Zonjën e Vjetër’ ndërsa paga e CR7 do të jetë 30 milionë euro në sezon.
Ronaldo është i vendosur që ta lërë Madridin, shkaku i mosmarrëveshjeve me Perezin dhe dëshirës së tij të nënshkruajë me Neymarin.
Në këtë moment nuk ka marrëveshje mes klubeve me Juventusin që i kanë ofruar Real Madridit diku rreth 100 milionë euro.
Edhe sipas Marca këtë herë nuk ka kthim prapa. Cristiano nuk do të vazhdojë karrierën në Real Madrid.
Marrëdhënia e tij me Florentino Perez, tashmë është shumë e keqe dhe të dy e dinin se nëse do të kishin vazhduar bashkë gjërat vetëm do të ishin përkeqësuar edhe më shumë.
Shumë media shkruajnë që Ronaldo gjatë kësaj jave mund të jetë në J Medical për testet mjekësore. /Telegrafi/