Telegrafi

Dhe Dua Lipa fiton sërish! Çmimi “Albumi më i mirë i vitit” në Brits 2021 shkon për të

Suksesi i artistes me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, tashmë është bërë i padiskutueshëm.

Ajo pati rastin që të nominohet në tri kategori të “Brit Awards 2021”, njërin prej tyre edhe e fitoi.

Pas prezantimit të artistëve për të fituar ‘Albumin më të mirë të vitit’, emri i Duas u shpall fituese.

Këngëtarja përpos kësaj, u cilësua edhe si ‘Artistja më e mirë’, duke lënë pa fituar vetëm një çmim.

Përpos suksesit me prodhimtari muzikore, vlen të përmendet se ajo mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen.

Artistja po ashtu pati rastin që të falënderojë punëtorët shëndetësore të vijës së parë të fronit, duke bërë e gjithë audienca të duartrokas nga fjalimi i saj. /Telegrafi/