Site icon Telegrafi

“Dhamë gjithçka për ta kthyer rezultatin”, Hoxha flet pas humbjes ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë u mposht me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Pas kësaj ndeshje për mediat foli shkurtimisht edhe sulmuesi Arbër Hoxha i cili bëri një vetëkritikë për paraqitjen e skuadrës.

Ai tha se në pjesën e parë nuk u paraqitën ashtu siç duhej, por me gjithë përpjekjet e tyre për të barazuar shifrat, nuk ia dolën të bëjnë këtë.

Lexo po ashtu Shqipëria humbet në Tiranë ndaj Ukrainës dhe bie në divizionin C të Ligës së Kombeve

“Pjesën e parë nuk u qasëm siç duhej. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin por nuk ia arritëm”.

“Goli i parë na rrëzoi moralin, pastaj pas të dytit u bë shumë e vështirë. Ekipi kundërshtar kishte shumë kualitet.

“Trajneri na motivoi shumë, dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim golin e barazimit”, ka thënë Hoxha./Telegrafi/

Exit mobile version