Përfaqësuesit e Gerard Deulofeut pritet të takohen me drejtues të Barcelonës pas El Clasicos, pasi ai dëshiron garanci para se të kthehet te klubi katalunas.
Anësori është i huazuar te Milani nga Evertoni, mirëpo Blaugranët e kanë klauzolën e riblerjes për 12 milionë euro, të cilën duan ta aktivizojnë gjatë verës.
Sipas gazetës spanjolle Sport, 23-vjeçari mund të vendosë veto nëse dëshiron të kthehet në Camp Nou, por para se ta bëjë këtë, ai dëshiron garanci nga klubi për rolin dhe minutazhin e lojës pasi të kthehet.
Gazeta bën të ditur se takimi do të ndodhë pas të dielës kur zhvillohet superderbi ndërmjet Barcës dhe Real Madridit.
Ekziston mundësia që Barcelona vetëm ta blejë Deulofeun dhe ta shesë te një klub tjetër për një shumë më të madhe parash.
Nëse ndodh kështu, atëherë Milani mbetet favorit, pastaj të interesuar janë edhe Interi dhe Napoli. /Telegrafi/