Sulmuesi i Milanit, Gerard Deulofeu, ka refuzuar të flet për rikthimin e tij në Spanjë, por edhe për besimin e dhënë nga klubi italian.
23-vjeçari ka thënë se nuk është duke menduar për të ardhmen dhe se i është falënderuar klubit kuqezi.
“Jam shumë i lumtur në Itali, sidomos me besimin që më kanë dhënë stafi teknik dhe shokët”.
“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu, trajneri më ka dhënë besim dhe shpresoj ta mbyllim sezonin mirë. Kur Milani tregoi interesim për mua nuk kam pasur asnjë dyshim. Besimi dhe mbështetja që më kanë dhënë mua kanë qenë çelësi i suksesit”.
“Barcelona? Një klub i madh, por nuk mendoj për të ardhmen, e rëndësishme është të mendoj për të tashmen”, ka thënë Deulofeu. /Telegrafi/