Telegrafi

Deulofeu dëshiron vetëm Milanin

Sipas medieve italiane, sulmuesi anësor i Evertonit, Gerard Deulofeu dëshiron transferimin vetëm te skuadra italiane, Milani.

Spanjolli i talentuar është një objektiv për Rossonerët, por ai ka qenë gjithashtu i lidhur me preferencat e skuadrës tjetër nga Liga Premier, Middlesbrough.

Megjithatë, calciomercato.com raporton se 22-vjeçari është i vendosur për të kaluar në San Siro, dhe do të pranojë vetëm një goditje nga ‘Djalli’, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Milani ëndrron talentët e Torinos

Deulofeu është i vetëdijshëm për nderimin të cilën e mbanë për të trajneri i klubit, Vincenzo Montella, dhe thuhet se oferta për do të jetë një huazim me të drejtën blerje.

Prandaj një lëvizje në Serie A nuk do të jetë thjesht një zgjidhje e përhershme, por një mundësi për spanjollin që të provoj veten nën një trajner, ku i  stili i tij i përshtatet shumë.

Media italiane thotë se Deulofeu ka informuar tashmë menaxherin Ronald Koeman se ai dëshiron të bashkohet me Milanin, por ai dhe Rossonerët janë duke pritur për një përgjigje nga Everton. /Telegrafi/