Site icon Telegrafi

Detyrojnë të miturën të kryej prostitucion në Pejë, arrestohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi në vazhdimësi e kishin detyruar një të mitur të kryejë veprën “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur në Pejë.

Siç thuhet në raport, gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë ilegale(thikë).

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit dyshohet që në bashkëkryerje në vazhdimësi e kishin mundësuar viktimën femër kosovare e mitur në veprën e cekur më lartë .Gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit është gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë ilegale(thikë), pas intervistimit në konsultim me prokurorin dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar .Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version