Site icon Telegrafi

Detaji që e ndan Memphis Depayn me Juventusin

FC Barcelona duhet ta lirojë Memphis Depay, pasi edhe sulmuesi holandez tashmë e ka pranuar se koha e tij në Camp Nou ka mbaruar.

Të dyja palët aktualisht janë duke negociuar marrëveshjen për lirimin e lojtarit holandez.

Sulmuesi do të pranojë të largohet vetëm me kosto zero, kushti thelbësor që klubi më i interesuar për shërbimet e tij, Juventusi, i ka vënë për ta përfshirë në skuadrën e tyre.

Sipas ‘Tuttosport’, diferencat mes Barcelonës dhe përfaqësuesit të Memphis kapin vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje, për shumën e kërkuar nga lojtari për të zgjidhur kontratën.

Kjo gjë e vogël e bën të pamundur angazhimin e futbollistit me Juventusin për dy sezonet e ardhshme plus një tjetër me opsion.

‘Zonja e Vjetër’ është shumë e interesuar për sulmuesin holandez, por tashmë i kanë thënë se nuk do ta presin dhe gjatë.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare në lidhje me rastin e Depay. /Telegrafi/

Exit mobile version