Telegrafi

Detajet rreth transferimit të Moratas te Chelsea

Alvaro Morata është konfirmuar se do të jetë lojtari më i ri i Chelseat.

Ky i fundit ka arritur marrëveshje me kampionët spanjoll dhe lojtari pritet të zyrtarizohet brenda 48 orëve.

Tashmë mediat spanjolle kanë zbardhur edhe disa detaje rreth transferimit të spanjollit.

Morata pritet të merr nëntë milionë euro si pagë vjetore plus bonuse e suksesit të klubit.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me londinezët ndërsa klauzola e largimit do të jetë mbi 100 milionë euro.

Real Madridi do të përfitojë 80 deri 85 milionë euro nga shitja e Moratas. /Telegrafi/