Site icon Telegrafi

Detajet për vrasjen në Smolicë të Gjakovës: Eksplozivi ishte vendosur në derën e oborrit të viktimës

Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje për rastin e vrasjes që ka ndodhur sot në mëngjes në Smolicë të Gjakovës.

Sipas prokurorit Armend Zenelaj, viktima Haxhi Ahmeti (1957), është vrarë pas aktivizimit të një eksplozivi të vendosur në derën e oborrit të shtëpisë së tij.

Në një prononcim për Kallxo.comm, prokurori Zenelaj tha se lidhur me këtë rast, që ka ndodhur rreth orës 8:00, nuk ka të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.

Lexo po ashtu Vritet një person nga shpërthimi në Smolicë të Gjakovës

Sipas prokurorit Armend Zenelaj, me urdhër të kryeprokurorit Selimaj trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Prishtinë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar.

Exit mobile version