Telegrafi

Detajet e bisedimeve të Milanit me Real Madridin dhe Chelsean për Brahim Diaz, respektivisht Tomorin

Milani ka filluar bisedimet me Real Madridin rreth të ardhmes së Brahim Diazit, raporton Fabrizio Romano.

Gazetari bën të ditur se Rossonerët duan ta huazojnë sërish spanjollin, por tani me të drejt blerje.

Los Blancos ende nuk e kanë përcaktuar të ardhmen e Diaz, me lojtarin që është rikthyer në Madrid.

Por, nuk përjashtohet mundësia që lojtari të shitet te Milani, shkaku që konkurrenca në skuadër është tejet e lartë.

Kjo është një mundësi e madhe për klubin italian që të transferojë lojtarin për një shumë rreth 25 milionë euro.

Romano raporton edhe për Filayo Tomorin, me Milanin që do të paguajë 28.5 milionë euro, aq sa është klauzola e tij te Chelsea. /Telegrafi/