Telegrafi

Detaje tjera rreth grabitjes së armatosur që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 21:43 në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë, një person i maskuar ka kryer plaçkitjen në Maxi market.

Sipas policisë, i njëjti ka grabitur 620 euro.

“Viktimat mashkull K-Shqiptar dhe femër K-Shqiptare punëtore në Maxi- Market kanë raportuar se një i dyshuar i panjohur i maskuar ka hyrë në lokal me armë të shkurtë (revole) dhe nën kërcënim të armës ka grabitur (gjashtëqind e njëzet) 620 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/