Janë zbuluar detaje të reja rreth lidhjes disa vjeçare që Stine ka pasur me Roza Latin.
Këtë histori e ka zbuluar vetë ish e dashura e producentit, Roza Lati teksa ka kënduar një nga këngët që producenti i ka dedikuar asaj.
Në mbrëmjen e fundit të “Dance With me”, moderatorja i ka kërkuar show girl-it të këndojë një nga këngët që ish i dashuri i ka kushtuar asaj.
Roza këndoi vargjet e këngës “Ishe ti”, dedikim të cilin mesa duket Stine ia ka kushtuar të dashurës, kur kjo e fundit ka hequr dorë nga dashuria për të.
Mes vargjeve të këngës, Mad ka zgjedhur disa ku tregohet në mënyrë lirike, historia e dy ish të dashurve.
Sipas tekstit të Stines, është Roza ajo që është larguar nga romanca e tyre. Kurse, producenti e vuante akoma ndarjen duke i thënë: “Harroje që dikur të desha. Ishe ti që më dhurove dashuri, ishe ti që të gjitha mi more, tani ike u largove. Mos përfito nga dashuria”.
Njëkohësisht ai i premton dashuri të përjetshme teksa I thotë: “Skllav do jem për ty deri në moment që të mbyll sytë”. /Telegrafi/