Telegrafi

Detaje rreth rastit në Klinë ku burri pas një zënke plagosi me dy plumba gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 29 Korrik 2020, në fshatin Perqevë të Komunës së Klinës, ka ndodhur rasti Vrasje e rëndë në tentativë si dhe Mbajtje ne pronësi, në kontroll ose posedim te pa autorizuar të armës.

“Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Klinë nga vet i dyshuari A. G. i cili ka deklaruar që kishte plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij E. G. duke e qëlluar viktimën me dy plumba në kraharorë, pas një zënke që çifti kishin në mes veti. Gjatë kohës që familjarët ishin duke e dërguar viktimën për trajtim mjekësor, të njëjtit kanë pasur një aksident trafiku duke humbur kontrollin mbi automjetin me të cilin ishin duke lëvizur dhe kanë dalur jashtë rrugës.

Në aksident janë lënduar dy persona. Viktima e rastit është dërguar me ambulancë në Spitalin Regjional të Pejës për trajtim mjekësorë përderisa dy të lënduarit në aksident janë dërguar në QMF në Klinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo po ashtu Burri plagos gruan në Klinë, rrugës për në spital vet-aksidentohet

Viktima e rastit më pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK për shkake të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Vendi të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të PK-së, është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet që ka plagosur viktimën. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje. /Telegrafi/