Site icon Telegrafi

Detaje nga vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, dyshohet me paramendim

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e një vajze 24-vjeçare në Tiranë nga bashkëshorti i saj.

Çifti me origjinë nga Palestina jetonte në Mynih dhe në datën 19 shkurt ishin futur në Shqipëri nga Aeroporti “Nënë Tereza”, duke u paraqitur si turistë.

Po atë ditë kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur më 22 shkurt.

Lexo po ashtu Zbardhet vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Pasi kreu krimin me mjet prerës, ai i mori asaj celularin dhe mjetet e identifikimit dhe u largua sërish nga Rinasi.

Dyshohet se vrasja është kryer me paramendim, ndërsa trupi i pajetë i saj u zbulua vetëm ditën e djeshme nga policia.

Ashtu sikurse ka hyrë, pamjet e sigurisë e tregojnë të qetë autorin edhe kur largohet nga Shqipëria.

Kjo ishte hera e parë e tyre që vinin në Shqipëri, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende enigmatike. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version