Telegrafi

Detaje nga transferimi rekord i Enzo Fernandez te Chelsea

Chelsea e ka kompletuar transferimin e Enzo Fernandez nga Benfica për shumën rekorde 121 milionë euro.

Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, kjo shumë nga klubi londinez do të paguhet në gjashtë këste.

Kësti i parë do të jetë mbi 45 milionë euro, ndërsa pestë të tjerat do të paguhen nga 15 milionë euro.

Lexo po ashtu Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2023’

Lojtari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030, duke e lejuar Chelsean që të amortizojë shumën dhe duke mos rrezikuar për shkeljen e rregullave të Fair Play-it Financiar.

Enzo bëhet transferimi i tetë i Chelseat në këtë afat kalimtar, derisa llogaritur me shumën e transferimeve të verës së kaluar për prurje të reja, Blutë kanë shpenzuar mbi 600 milionë euro. /Telegrafi/