Dy tifozë suedez janë vrarë orë më parë në qendër të Brukselit, kurse sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dy të rinj.
Derisa policia është vënë në kërkim të sulmuesit që rreth orës 19:15 vrau dy persona në qendër të Brukselit, janë publikuar disa video ku shihet një burrë duke dërguar mesazhe të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Ai është prezantuar si Slayem Sloum, dhe në video thotë se do të vret mos-besimtarët. I dyshuari theksoi se ka vrarë dy persona. Megjithatë ai është rikthyer për t’u siguruar nëse i ka vrarë.
Në X është publikuar videoja rrëqethëse ku shihet sulmuesi duke vrapuar drejt një ndërtese ku shtiu mbi dy personat. Mediat lokale raportojnë se sulmuesi pas sulmit është deklaruar direkt nga rrjetet sociale.
Ai është larguar nga vendi i krimit me një motoçikletë, kurse viktimat janë tifozë të kombëtares suedeze që kishin shkuar për ta ndjekur ndeshjen për kualifikim më Evropianin 2024 që po zhvillohej mes Belgjikës dhe Suedisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/MarcoFattorini/status/1713989366555525286?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713989366555525286%7Ctwgr%5Ee6cb2cc29efebfb42571a9176a8d6c54d99e1701%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4268058%2Fsnimak-teroristicki-napad-brisel
https://twitter.com/MartinaTurina/status/1713998257829851161?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713998257829851161%7Ctwgr%5Ee6cb2cc29efebfb42571a9176a8d6c54d99e1701%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4268058%2Fsnimak-teroristicki-napad-brisel
https://twitter.com/NewsAlertsG/status/1714006086234055159?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714006086234055159%7Ctwgr%5Ee6cb2cc29efebfb42571a9176a8d6c54d99e1701%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4268058%2Fsnimak-teroristicki-napad-brisel