Telegrafi

Detaje nga rrokullisja e autobusit shqiptar në Kroaci ku vdiq një person – një grua ndodhet në gjendje kritike për jetën

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar, si pasojë e rrokullisjes se një autobusi me targa shqiptare në autostradën A1 në Kroaci.

Siç raportojnë mediat kroate, aksidenti sipas policisë kroate ka ndodhur kur një 58-vjeç shtetas shqiptar që ngiste autobusin e me targa shqiptare, për arsye akoma të pakonfirmuara u kthye në të djathtë duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse dhe u rrokullis.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë trafiku në Kroaci, autobusi me targa shqiptare rrokulliset – humb jetën një person dhe lëndohen disa tjerë

“Index.hr” raporton se njëri nga personat e lënduar ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjetër po trajtohen në spitalet në Karlovc dhe Ogulin.

Drejtori i spitalit në  Ogulin, Davor Vukelja tha se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe se gjendjen e saj është e rëndë.

Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta.

Në spitalin e Karlovacit janë pesë pacientë duke u trajtuar dhe të gjithë janë stabil. Drejtoresha e spitalit Ivana Kovaçiq, deklaroi se gjendja e askujt nuk është përkeqësuar që nga mbrëmja dhe se janë duke marrë trajtimin mjekësor në repartin e traumatologjisë dhe kirurgjisë abdominale. Të pesë janë shtetas shqiptarë, të gjithë mbi 50 vjeç.

Në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe një shofer. /Telegrafi/