Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën ku një i mitur kishte goditur me mjetë të mprehtë (thikë) disa herë një të mitur tjetër në fshatin Shaptej, të Deçanit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/