Një person ka mbetur i plagosur ditën e shtunë në Fushë Kosovë.
Policia përmes raportit 24-orësh njofton se viktima është shtetas i huaj.
“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bën të ditur se rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore./Telegrafi/