Site icon Telegrafi

Detaje nga aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” – viktima ishte pasagjere, arrestohet shoferi i kamionit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident, ku ka bërë të ditur se viktima është e gjinisë femërore.

Policia gjithashtu ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë me targa vendore.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur dhe tre të lënduar

“Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e  lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version