Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi një rajon të Meksikës jugperëndimore të dielën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, por nuk ka raporte të menjëhershme për viktima apo dëme.
Lëkundjet u përqendruan tetë kilometra nga Coalcoman de Vazquez Pallares, një komunë me rreth 20,000 banorë, e cila është rreth 600 kilometra në perëndim të kryeqytetit Mexico City.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 86.2 kilometrash.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha në platformën e mediave sociale X se shërbimet kombëtare të urgjencës kishin raportuar “nuk ka zhvillime të reja dhe po iniciojnë protokollet e rishikimit” në Coalcoman.
Un sismo de magnitud 6.1 se registró el 12 de enero de 2025 a las 02:32:50 con epicentro ubicado a 29 kilómetros al suroeste de Coalcomán, Michoacán. Hospital Puerta de Hierro en Colima reporta algunos daños.#Terremoto #Sismo #AlertaSismica #Coalcoman #sismoCDMX pic.twitter.com/BR928jnM7N
— Dime qué pasó aqui (@DimeQuePasoAqui) January 12, 2025
Meksika shtrihet në pesë pllaka tektonike që e bëjnë atë një nga vendet më të cenueshme në botë nga tërmeti, veçanërisht në bregun e Paqësorit.
Në vitin 1985, një tërmet me magnitudë 8.1 ballë me qendër në bregun e Paqësorit shkatërroi pjesën më të madhe të Meksikës qendrore dhe jugore, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të rënda në Mexico City.
Más imágenes del #sismo de magnitud 6,1 cerca del epicentro en #Coalcomán en el Estado de #Michoacán.#Terremoto #Earthquake pic.twitter.com/36tXK5WX8l
— 𝙈𝙖𝙧𝙞𝙤 𝙈𝙤𝙧𝙖𝙮 (@Mario_Moray) January 12, 2025
Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë më 19 shtator 2017 vrau 369 persona, shumica e tyre në kryeqytet.
Në të njëjtën ditë në vitin 2022, Meksika qendrore u godit nga një tjetër tërmet, vetëm disa orë pasi miliona njerëz kishin marrë pjesë në një ushtrim të simuluar të sigurisë nga tërmeti. /Telegrafi/