Telegrafi

Dest i vendosur të qëndrojë te Barcelona, zbulohen tri klubet që ka refuzuar amerikani

Sergino Dest është njëri nga lojtarët më të përfolur për një largim të mundshëm nga Barcelona.

Megjithatë mbrojtësi i djathtë amerikan është i vendosur të qëndrojë në Camp Nou.

Katalunasit kanë rikthyer në skuadër brazilianin Emerson që luan në atë pozitë, por Dest nuk dëshiron largimin.

Mundo Deportivo ka zbuluar se për amerikanin ka pasur tri oferta zyrtare, por që të tri klubet janë refuzuar nga vet ai.

Monaco, Borussia Dortmund dhe Arsenal kanë qenë tri skuadrat që kanë bërë oferta zyrtare, por që nuk janë marrë parasysh nga lojtari.

Interesim për të ka shfaqur edhe Bayern Munich, por që kampionët e Gjermanisë ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare.

20-vjeçari u bashkua me Barcelonë tetorin e vitit të kaluar, kur katalunasit paguan 21 milionë euro për ta blerë nga Ajaxi. /Telegrafi/