Telegrafi

Dest nuk do të prezantohet sonte te Barcelona, shkak është mos kompletimi i dokumenteve

Sergino Dest iu është nënshtruar testeve mjekësore të mërkurën në mëngjes te Barcelona, por zyrtarizimi nuk do të bëhet sonte (e mërkurë).

Dest ka kaluar te Barcelona për një shifër prej 20 milionë euro, plus 5 milionë  euro të tjera në formë bonusesh.

I riu 19-vjeçar i Ajaxit do të vijë që ta forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, pas largimit të Nelson Semedo te Wolves.

Lojtari arriti në Kataluni të martën në mbrëmje, ku sot kreu testet mjekësore, por zyrtarizimi i tij do të bëhet të enjten ose të premten, pasi disa dokumente ende nuk janë përfunduar.

 

Ndërsa Dest ishte në spital për teste mjekësore te Barcelona, shokët e tij të ardhshëm të skuadrës u stërvitën përpara ndeshjes të së enjtes mbrëma ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/