Site icon Telegrafi

Deskoska: Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese qëndron Nikolla Gruevski

Në konferencën për shtyp, Renata Deskoska, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është edhe një dëshmi se vendimet i shkruan Nikolla Gruevski, e jo petku zyrtar në gjyq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, zgjidhje për krizën e thellë politike në vend është anulimi i vendimit të turpshëm të kryetarit Ivanov për falje, si edhe thirrja e kuvendit për të shtyrë zgjedhjet dhe zbatimit të zgjedhjeve të drejta, demokratike, që do t’i plotësojnë të gjitha kushtet.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Deskoska tha se zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos bëhet vetëm nëse ofrohen kushte në të cilat Prokuroria Speciale Publike do ta kryej punën e saj, që mund të ndodhë vetëm me tërheqjen e vendimit të Ivanovit, duke shtuar se janë të gatshëm që të bisdojnë për çdo vendim që do të ndihmonin në zgjidhjen e krizës dhe zbatimin e ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version