Telegrafi

Dështuan te Lukaku – katër opsionet që Interi i shikon për fazën e sulmit

Interi ka dështuar për rikthimin e Romelu Lukakut, pasi ky i fundit duket se ka ndarë mendjen që t’i bashkohet Juventusit.

Pasi besuan shumë se sulmuesi belg do të rikthehej tek ta në formë permanente, u zbulua se lojtari ka bllokuar kontaktin me Nerazzurët dhe tani po bisedon me Zonjën e Vjetër.

Duket ditur se kanë nevojë të madhe për një sulm qendre, Interi është duke i shikuar të gjitha opsionet e mundshme në treg.

Lexo po ashtu Oferta që Juventusi i bëri Chelseat për Lukakun, kur mund ta transferojë ‘Zonja e Vjetër’ belgun

Sipas asaj që raporton gazetari i Sky Sport Italia, Matte Barzaghi, Interi e ka tani prioritet transferimin e anëtarit të Arsenalit, Folarin Balogun, që në edicionin e kaluar shënoi 21 gola për Reims në Ligue 1 si i huazuar.

Pas tij janë të renditur edhe Alvaro Morata i Atletico Madridit, Mehdi Taremi i Portos dhe M’Bala Nzola i Spezias.

Synimi i Interit do të jetë transferimi i Balogun, por që negociatat nuk do të jenë të lehta, duket ditur se Gunner i duan mbi 45 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/