Juventusi duket se po humbet sulmuesin e Evertonit, Moise Kean, i cili thuhet se është afër bashkimit me francezët e Paris Saint-Germain.
Italiani ishte lidhur me një lëvizje te Juventusi, por Zonja e Vjetër nuk ka arritur të përmbushë kërkesat ekonomike të Evertonit.
Kështu, sipas mediumit të njohur Telefoot, sulmuesi 20-vjeçar tani është një hap larg transferimit te PSG.
Evertoni e bleu Kean për 30 milionë euro vetëm një vit më parë, por italiani nuk ka arritur të tregojë veten në Goodison Park me Marco Silva dhe pasardhësin e tij Carlo Ancelotti i cili kurrë nuk e konsideroi atë si një titullar të rregullt.
Juventusi është përpjekur ta nënshkruajë atë në huazim me mundësi blerje, por Evertoni ishte i interesuar ta shiste vetëm me një detyrim blerje.
Kean dëshironte të kthehej në Torino dhe kishte refuzuar një ofertë nga Borussia Dortmund.
Në Paris ai do të ribashkohet me shokun e tij të skuadrës italiane Alessandro Florenzi i cili sapo është bashkuar në gjigandët e Ligue 1 si huazim nga Roma. /Telegrafi/