Fatih Terim nuk do të jetë trajner i ardhshëm i kombëtares së Bosnje-Hercegovinës.
Kjo e fundit ka bërë një njoftim zyrtar duke treguar se kanë dështuar bisedimet me trajnerin turk.
E gjithë kjo pasi që strategu 64-vjeçar dëshiron të merr drejtimin e skuadrës së zemrës, Galatasarayn.
Kjo e fundit tashmë e ka shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta javëve të fundit trajnerin kroat, Igur Tudor.
Terim besohet se brenda javës së ardhshme do të jetë trajner i ardhshëm i “Cim Bom Bom”.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri në javën e ardhshme ndërsa verdhekuqtë do të udhëhiqen në ndeshjen e fundjavës prej ndihmës trajnerëve të Tudorit.
Kujtojmë se Terim tri herë e ka udhëhequr në të kaluarën klubin stambollas, me të cilën ka fituar gjashtë tituj të kampionit të Turqisë. /Telegrafi/