Telegrafi

Dështojnë Lukaku e Dzeko, Interi kthehet kah Zapata

Duvan Zapata. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Interi është i gatshëm t’i fillojnë bisedimet me Atalantan për Duvan Zapatan duke ofruar 60 milionë euro, por të përfshirë edhe Matteo Politanon në këtë shumë.  

Sipas FCInterNews, Nerazzurrët kanë kaluar në një objektiv tjetër, pasi Juventusi ka hyr në negociata të avancuara me Manchester Unitedin për zgjedhjen e tyre të parë, Romelu Lukakun.

Në anën tjetër duket se edhe marrëveshje me Romën për Edin Dzekon është drejt dështimit.

Duvan Zapata ka një strukturë të ngjashme fizike me Lukakun, por kolumbiani ka më shumë ritëm dhe përvojë në Serie A, pasi ka luajtur me klube si Napoli, Udinese, Sampdoria dhe Atalanta.

28-vjeçari pati edicionin më të mirë të tij 2018-19, duke shënuar 28 gola dhe duke ofruar tetë asistime në 48 ndeshje.

Duvan Zapata (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Ai ishte një pjesë kryesore e skuadrës që e mundi Interin për vendin e tretë në Serie A dhe arritën në finalen të Kupës së Italisë.

Atalanta do të ishte e gatshme të dëgjonte një propozim prej 60 milion eurosh, duke e përfshirë Matteo Politano si pjesë të marrëveshjes.

Trajneri Gian Piero Gasperini besohet së është admirues i anësorit italian.  /Telegrafi/