Robert Fernandez ka pasur një agjendë të ngjeshur gjatë ditës së enjte.
Drejtori i Barcelonës ka udhëtuar drejt Lisbonës për të mbyllur marrëveshjen me Benfican për anësorin, Nelson Semeto.
Anësori i djathtë është ndjekur shumë nga Barcelona dhe pas dështimit për të transferuar Hector Bellerinin nga Arsenali, tash klubi katalanas ka vendosur të reagojë.
Trajneri i Barcës, Ernesto Valverde, e do lojtarin para turneut në SHBA dhe në dispozicion më së largu në fillim tëj avis së ardhshme.
Benfica e vlerëson lojtarin afër 50 milionë euro, një shumë që Barcelona nuk e pranon, por dëshiron që të paguaj vetëm deri 30 milionë euro. /Telegrafi/