Telegrafi

Dështimi i Interit që sot mund të jetë makth për ta në Ligën e Kampionëve

Joao Mario është golashënuesi i dytë më i mirë i Benficës këtë sezon dhe shihet si një nga kërcënimet kryesore për Interin në takimin e sotëm në Ligën e Kampionëve për ish-klubin e tij.

Portugezi nuk arriti të justifikonte çmimin e tij prej 45 milionë euro të paguara, ku shënoi katër gola në 69 paraqitje në të gjitha garat me Interin. Më pas ai u bashkua me Ëest Ham United, Lokomotivën e Moskës dhe Sporting CP në huazim përpara një transferimi të përhershëm te Benfica në verën e vitit 2021.

Këtë sezon, 30-vjeçari ka shënuar 23 gola në 42 paraqitje me gjigantët portugez dhe është i dyti pas bashkatdhetarit të tij Gonçalo Ramos, i cili ka shënuar 25 gola në 38 paraqitje.

Joao Mario ka shënuar gjashtë nga 23 golat e Benficas në ndeshjet e Ligën e Kampionëve, duke përfshirë dy në dy ndeshjet e fazës së grupeve kundër Juventusit.

Lexo po ashtu Atë që e ka arritur Joao Mario deri më tani në këtë sezon - nuk e ka bërë asnjë mesfushor, madje as disa sulmues

Si Il Corriere dello Sport ashtu edhe Tuttosport analizojnë sezonin mbresëlënës të portugezit në botimet e gazetave të së martës.

“Ish-dështimi Joao Mario drejton Benficën e frikshme”, shkruan Il Corriere dello Sport, ndërsa Tuttosport vuri në dukje se 30-vjeçari “U rrëzua në Inter, por është makthi i sotëm” për Nerazzurrët, duke theksuar se Joao Mario ishte nënshkrimi më i shtrenjtë i Suning në vitin 2016. /Telegrafi/