Site icon Telegrafi

Dështimet e filmave, Depp shpallet aktori më i mbivlerësuar i vitit

Johnny Depp është shpallur aktori më i mbivlerësuar në Hollywood nga revista Forbes.

Ylli hollivudian, i cili është njëri prej aktorëve më të paguar në botë me fitim prej 30 milionë dollarëve, ka kthyer vetëm 1.2 për çdo 1 dollar që është paguar.

Pozita e tij e dobët në listën e më të mbivlerësuarve nga Forbes vjen pas dështimit të filmave, si “Mortdecai”, “Transcendence” dhe “The Lone Ranger”, transmeton koha.net.

Në pozitën e dytë është radhitur Denzel Washington, i cili ktheu 6.5 për 1 dollar që është paguar.

I treti është Will Ferrel, që i priu listës së aktorëve “të mbipaguar” në vitin 2009 dhe 2010. Këtë herë ai ktheu 6.8 për 1 dollar që është paguar.

Top pesëshja mbyllet me Liam Neeson, që ka kthyer 7.8 dollarë për çdo 1 dollar të paguar dhe Will Smith që ka kthyer 8.6 dollarë për çdo dollar të paguar.

Christian Bale, Channing Tatum, Brad Pitt, Ben Afleck dhe Tom Cruise përmbyllin top dhjetëshen.

Exit mobile version