Kantautori Altin Goci ka konfirmuar lajmin ekskluziv të lapsi.al, kur foli për sherrin mes Stines dhe Florit.
“Ngjarja ka ndodhur teksa Aurela Gaçe ishte ngjitur në skenë dhe po këndonte këngën fituese. Ne, ndryshe nga herët e tjera që ku këndon fituesi të gjithë këngëtarët dalin në skenë, na i ishte thënë që kjo gjë nuk do ndodhte këtë herë. Ndërkohë që Aurela po këndonte unë po largohesha nga Pallati i Kongreseve dhe po dilja nga dera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.” është shprehur Altin Goci i cili tha se ngjarja kishte ndodhur 30 sekonda përpara se ai të dilte në oborrin e pasëm të Pallatit të Kongreseve.
“Kur unë dal te dera gjej Florin të mbuluar në gjak dhe Stine që po largohej. Unë u llahtarisa nga ajo skenë që pashë. Lajmërova menjëherë ‘security’, kur ata erdhën, u mblodhen edhe kengetaret e tjere. Pashë që Flori ishte i vetëdijshëm, nuk i kishte humbur ndjenjat dhe menjehere eshte derguar ne spital. Ajo zonë aty është në errësirë të plotë.
Nëse aty do të kishte ndriçim dhe security kjo ngjarje mbase nuk kishte për të ndodhur.” – përfundon dëshminë e tij kantautori.