Site icon Telegrafi

Dëshironi t’i aktivizoni shtërzimet e lindjes? Ekspertët këshillojnë të vetëkënaqeni, derisa nga seksi thonë nuk ka dobi

Pas 40 javësh shtatzënie secila femër mezi pret të lindë. Sipas hulumtimit të bërë në Universitetin Federico II në Napoli, seksi nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm në përshpejtimin e lindjes

Në hulumtim kanë marrë pjesë 1.483 shtatzëna. Njëri grup i shtatzënave është lutur që sa më shpesh të bëjë seks, ndërsa grupi tjetër të abstenojë nga seksi, transmeton Telegrafi.

Ka disa argumente që shkojnë në favor të seksit kur flasim për përshpejtimin e lindjes. Besohet se orgazma mund të stimulojë kontraktimet e mitrës, dhe sperma nxit qafën e mitrës që të hapet, por sipas rezultateve të këtij studimi, asnjëra nuk duket të jetë e vërtetë.

Shkencëtarët italianë nuk kanë gjetur asnjë dëshmi në favor të seksit si metodë për përshpejtimin e lindjes, mirëpo u rekomandojnë çifteve që të mos abstenojnë nga marrëdhëniet seksuale, nëse shtatzënia është në rregull.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën Journal of Sexual Medicine. Dhe derisa seksi, sipas të gjitha gjasave, nuk ka efekt në kohën e lindjes, masturbimi ka.

Është treguar që orgazma e shkaktuar me masturbim nxit kontraktime më të fuqishme të mitrës sesa orgazma e shkaktuar me penetrim.

“Edhe pse nuk konsiderohet seks, masturbimi është mënyrë e mirë që në trup të lirohet oksitocina dhe të nxisë reaksione trupore”, rekomandon ekipi i shkencëtarëve nga Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version