Nëse vendosni të shkoni për pushime – qoftë pushime verore apo dimërore – por nuk keni kohë të mësoni gjuhën bazë vendase, atëherë jeni me fat. Pothuajse një milion njerëz që jetojnë përgjatë 72 shteteve anë e mbanë botës janë vlerësuar për aftësitë e tyre folëse të gjuhës angleze.
E para renditet Holanda, e cila është shpërngulur nga vendi i dytë në vitin 2014 dhe 2015. E dyta renditet Danimarka, që ndiqet pas nga Suedia (e cila ishte renditur e para vitin e kaluar), Norvegjia, Finlanda, Singapori dhe Luksemburgu, transmeton Telegrafi.
Kjo është lista e plotë me vendet ku flitet më së miri gjuha angleze:
– Holandë
– Danimarkë
– Suedi
– Norvegji
– Finlandë
– Singapor
– Austri
– Gjermani
– Poloni
– Belgjikë
– Malajzi
– Filipine
– Zvicër
– Portugali
– Republika Çeke
– Serbi
– Hungari
– Argjentinë
– Rumani
Fqinji i Britanisë së Madhe, Franca, është renditur i 29’ti, përderisa Spanja ka arritur të zë vendin e 25’të.
Shtetet me pikët më të vogla janë El Salvadori, Omani, Kuwaiti, Mongolia, Algjeria, Arabia Saudite, Libia, Iraku etj. /Telegrafi/