Nëse jeni në mesin e atyre personave që ndihen të dekurajuar rreth zhvillimit profesional ose gjendjes financiare, lexojeni listën e këshillave të një prej miliarderëve më të mëdhenj në botë – të themeluesit të Alibaba Group, Jack Ma.
Nuk keni nevojë që të aplikoni të gjitha këshillat nga lista e mëposhtme, por disa prej “mësimeve” nga jeta e tij personale, ndoshta do t’ju hyjnë në punë, transmeton Telegrafi.
Kjo listë është hartuar nga sipërmarrësi, i cili në vitin 2013 u shpall “Njeriu i Vitit” nga revista Financial Times, ndërsa konsiderohet si simbol i shpirtit sipërmarrës të Kinës.
1. Mundësinë kërkojeni larg dhe gjerësisht
2. Trajtojeni çdo mundësi si një derë të hapur
3. Kërkoni mirëkuptim
4. Veproni shpejt
5. Shikoni më larg se rrethanat ku jeton
6. Kanalizoni ambiciet
7. Jini i guximshëm
8. Përfitoni nga mundësitë sa jeni të rinj
9. Bashkojeni ekipin në rrugën drejt një qëllimi të përbashkët
10. Bëhuni atraktiv
11. Punësoni ata që kanë aftësi më të mira teknike se ju
12. Udhëhiqni me vizion, me këmbëngulje dhe luftoni me shpirt
13. Bëhuni i qëndrueshëm
14. Qëndrimi është më e rëndësishme se aftësia
15. Arsyeja e shëndosh është po ashtu më e rëndësishme se aftësia
16. Paraja dhe pushteti politik nuk mund të jetojnë së bashku
17. Rezistencën mund ta kuptoni vetëm pasi të kaloni nëpër vështirësi
18. Detyra juaj është që të jesh më i zellshëm, më i vlefshëm dhe më ambicioz se të tjerët
19. Konkurroni me dinjitet
20. Të gjithë konkurrentët trajtojini me seriozitet
21. Barazohu me personat me të cilët konkurron
22. Fituesit nuk ankohen
23. Në rend të parë janë konsumatorët, pastaj të punësuarit dhe në fund aksionarët
24. Harrojini paratë
25. Gjejë njerëzit e duhur, domosdoshmërish nuk duhet të jenë më të mirët dhe më të aftët
26. “Falas” është një fjalë shumë e shtrenjtë
27. Njeriu i zgjuar trurin e shfrytëzon për të folur
28. Njeri i mençur e dëgjon zemrën e tij
29. Jemi të lindur për të shijuar jetën e jo për të punuar gjatë tërë kohës
30. Heqja dorë nga ëndrra është dështimi më i madh në jetë. /Telegrafi/