Telegrafi

Dëshirojnë pozitivitet dhe paqe – urimi i prindërve të Rita Orës për vitin e ri

Prindërit e këngëtares shqiptare, Rita Ora, gjithnjë zënë vëmendje në media.

Prindërit e bukuroshes nga Prishtina kanë uruar vitin e ri e me këtë rast edhe për dëshirat e tyre për vitin e ri.

Më e bukur se kurrë pranë bashkëshortit të saj Besnikut, Vera Ora ka pozuar duke publikuar foton në Instagram.

“Dëshirat e mia për vitin e ri: Familja dhe miqtë e mi të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm. Asnjë dramë, më pak stres dhe paqe”, u shpreh Vera në këtë postim.

Rita Ora aktualisht po qëndron në Maldive ku ajo po shijon pushimet nga aktivitetet e shumta.

Në këtë resort luksoz Rita po qëndron me motrën e saj, Elenën. /Telegrafi/