Site icon Telegrafi

Dëshira e madhe e Interit quhet Ilkay Gundogan, nëse arrihet Liga e Kampionëve lojtari do të blihet

BASEL, SWITZERLAND - FEBRUARY 13: Ilkay Gundogan of Manchester City celebrates with Sergio Aguero of Manchester City during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between FC Basel and Manchester City at St. Jakob-Park on February 13, 2018 in Basel, Switzerland. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Interi është vënë pas mesfushorit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Sipas Corriere dello Sport, mesfushori 27 vjeçar është objektivi numër një i zikaltërve në verë.

Por e gjithë kjo varët nëse Nerazzurrët do ta mbyllin sezonin në vendin e katërt.

Ilkay Gundogan (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Në mes mbetet një ndeshje ‘finale’ me Lazion ku fitorja të dielën e dërgon Interin në Ligën e Kampionëve, ndërsa çdo rezultatet tjetër e lë në Ligën e Evropës.

Ardhja e gjermanit do të jetë një investim i madh  i klubit, por Suning Group duan që t’i sjellin Luciano Spalletti lojtarë për ta krijuar një grup të fortë.

Gundogan. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Manchester City e kishte blerë Gundoganin për 27 milionë euro para dy vite ve nga Borussia Dortmund.

Ai ka hasur në lëndime të mëdha duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 49 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version