Luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse janë duke vazhduar në pothuajse çdo cep të këtij shteti evropian.
Këmbësoria ukrainase në një operacion ka arritur ta hedhë në erë një tank të ushtrisë ruse, duke e goditur me artileri me precizitet të paparë, transmeton Telegrafi.
Kur shoferi i tankut e kuptoi se ishte futur në një zonë malore që kontrollohej nga ukrainasit, ai tentoi të arratiset me shpejtësi, por ukrainasit e lokalizuan dhe pas marrjes së urdhrit shkrepën predhat që e goditën mjetin e blinduar.
Pamjet amatore shfaqin momentin kur tanku rus goditet dhe përfshihet i tëri nga zjarri, duke mos i lënë fare hapësirë shoferit që të largohet nga ky mjet i blinduar.
Ukrainasit prej se kanë marrë armë moderne nga vendet perëndimore, janë bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit, që qdo ditë e më shumë po pësojnë humbje si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/