Telegrafi

Deshi ta hedhë në erë sistemin raketor S-300 të ukrainasve, e pëson vet ushtari rus që shtiu me pushkë automatike

Ky është momenti kur një ushtar rus tenton të shkatërroj sistemin raketor të ukrainasve, duke qëndruar shumë pranë saj, por shpërthimi i fuqishëm bëri që vet ushtari rus ta pësojë keq.

Videoja është shpërndarë në rrjetin social Telegram, ku shihet një ushtar i Putinit duke ia drejtuar armën sistemit raketor S-300, duke qëndruar vetëm pak metra larg saj, transmeton Telegrafi.

Pa kaluar shumë sekonda, ai shtie me pushkë automatike, duke shpresuar se do të dëmtojë vetëm harduerin e sistemit raktor, por shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që ushtari e pëson.

Lexo po ashtu Zelensky thotë se armët perëndimore i kanë ndihmuar ukrainasit të reduktojnë ofensivat ruse

E pavarësisht se rusët pretendonin se nuk kishte ushtarët të tyre në ato momente, pamjet e dëshmojnë të kundërtën ku shihet se nga shpërthimi i fuqishëm, ushtari i tyre “humb” nga objektivi i kamerës.

Ekspertë të sigurisë e kanë cilësuar si veprim amatoresk të rusëve, pasi një aksion i tillë do të duhej të ndërmerrej nga një distancë më e madhe. /Telegrafi/