Aviokompania britanike “Jet2” i ka kërkuar një pasagjere t’ia paguaj si dëmshpërblim 85 mijë funte (rreth 94 mijë euro), si dhe i ka ndaluar udhëtimin me aeroplanët e tyre, pasi që për shkak të “sjelljeve të saj agresive” një aeroplan i tyre gjatë muajit të kaluar është detyruar të bëjë ulje emergjente, nën përcjelljen e aeroplanëve ushtarakë.
Kompania ka ngritur padi ndaj Kloi Hains, 25-vjeçe, për shkak “veprimeve ofenduese, agresive dhe të rrezikshme”, përfshirë faktin që ka tentuar të hapë derën e aeroplanit gjatë fluturimit Londër-Dalaman, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i kësaj, ekuipazhi me ndihmën e pasagjerëve tjerë janë detyruar ta “neutralizojnë” Hains, kurse aeroplani në fund për shkak të këtij incidenti është detyruar të kthehet në Londër nën përcjelljen e aeroplanëve të ushtrisë britanike (RAF).
Në anën tjetër zëdhënësi i policisë në Essex, ka bërë të ditur se Kloi Hains është arrestuar “nën dyshimin për dy sulmeve fizike dhe rrezikimin e aeroplanit”.
E kompania ka njoftuar se i ka ndaluar përgjithmonë fluturimin kësaj pasagjere, si dhe ka kërkuar t’ia paguaj 85 mijë funte si kompensim që ka detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente si rezultat i sjelljeve agresive të saj. /Telegrafi/