Të veshur me pëlhura të bardha dhe me paruka të zeza në kokë, provuan ta vënë në lojë një shofer.
Njëri i doli para veturës, teksa tjetri i doli pas, teksa shoferi nisi të voziste në drejtim të kundërt, transmeton Telegrafi.
I zënë në mes të dy “fantazmave”, shoferi vendosi të shtypte njërin, në mënyrë që të largohet.
E, kjo e la një mashkull me lëndime të konsiderueshme në këmbë. /Telegrafi/