Operatorët e dronëve që operojnë nën ombrellën e ushtrisë ukrainase, janë bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit.
Ata çdo ditë e më shumë po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese, të cilët menduan se do ta kenë të lehtë në këtë luftë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, presidenti rus dhe këshilltarët e tij i kishin bërë gabim llogaritë, pasi gati dy vite luftë, rusët as që janë afër realizimit të qëllimit të tyre.
E rasti më i fundit i operatorëve të dronëve të ushtrisë ukrainase, dëshmon më së miri se sa lojtarë të rëndësishëm janë në këtë luftë.
Ata kishin pikasur një grup të rinjsh në kulmin e një ndërtese në Oleshki duke tentuar të lansojnë dronët kamikazë që për objektiv kishin ushtrinë ukrainase.
Bëhet fjalë për disa pro-rusë që e pësuan keq kur droni u përplas në ta, para se të arrinin të ngritnin në ajër dronët kamikaz. /Telegrafi/