Ukrainasit kishin organizuar pritë për një grup të ushtarëve rusë, të cilët po tentonin të kalonin binarët e trenit në një zonë malore.
Gjithçka filloi kur tre prej tyre me pushkë automatike në duar ngjiten kodrës pasi kaluan binarët – duke mos e ditur se ishin nën llupën e ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Sapo u shfaqën para syve të tyre filluan t’i qëllojnë duke i vrarë, më pas ekipi tjetër që ishte prapa tyre dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte iu afrua të njëjtit vend – por edhe ata kishin të njëjtin fat.
Pamjet janë filmuar nga ajri ku shihen ushtarë rusë duke u qëlluar me armë nga ukrainasit që kishin organizuar pritë – duke e ditur se do të tentonin të kalonin binarët.
E për t’u siguruar se nuk do t’i shpëtojnë sulmit, ukrainasit hodhën edhe granata nga dronët me të cilat i eliminuan përfundimisht. /Telegrafi/