Telegrafi

Deschamps: Tifozët e Juvenusit mund të ëndërrojnë për Pogban

NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JULY 06: Didier Deschamps, Manager of France and Paul Pogba of France celebrate following their sides victory in the 2018 FIFA World Cup Russia Quarter Final match between Uruguay and France at Nizhny Novgorod Stadium on July 6, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, thotë se tifozët e Juventusit duhet të vazhdojnë të “ëndërrojnë” për një kthimin të mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Deschamps që punoi me Pogban dhe e fituan Kupën e Botës me Francën ka folur për një kthim të mundshëm të lojtarit në Torino.

“Ëndrrat janë pjesë e jetës”, qeshi ai.

Paul Pogba te Manchester United . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Ndoshta tifozët ëndërruan për Cristiano Ronaldon, para se kjo ëndërr të realizohej”.

“Ndonjëherë, ëndrrat mund të realizohen, por krahasuar me disa vite më parë, Pogba mund të jetë shumë më e shtrenjtë për Juventusin”, ka thënë Deschamps që po ashtu ka luajtur për shumë vite me klubin italian.

Kur Paul Pogba ishte te Juventusi . (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Pogba ishte marr si transferim i lirë nga United për ta shitur në të njëjtin klub pas tri vitesh për 106 milionë euro.

Francezi nuk po kalon moment të mirë te Manchester United, ku flitet për raporte të tensionuara me trajnerin Jose Mourinho. /Telegrafi/